Tuesday, September 8, 2026
HomeLajmeKosovëVatra u bën thirrje deputetëve: Votoni Presidentin e Republikës

Vatra u bën thirrje deputetëve: Votoni Presidentin e Republikës

Federata Panshqiptare e Amerikës “Vatra” u ka bërë thirrje deputetëve të Kuvendit të Kosovës që të marrin përgjegjësinë e tyre kushtetuese dhe të votojnë për zgjedhjen e Presidentit të Republikës.

Në deklaratë, “Vatra” thekson se Kosova nuk duhet të humbasë më kohë në përplasje politike dhe procese të përsëritura zgjedhore, duke kërkuar forcimin e institucioneve, funksionimin normal të shtetit dhe ruajtjen e stabilitetit demokratik.

“Vatra” ka shprehur mbështetje për kandidaturën e Bekim Sejdiut, duke e cilësuar atë si një figurë me integritet dhe përvojë, që mund t’i shërbejë forcimit të institucioneve, stabilitetit të brendshëm dhe imazhit ndërkombëtar të Kosovës.

Federata u ka bërë thirrje deputetëve që interesin e Republikës dhe të qytetarëve ta vendosin mbi interesat partiake dhe kalkulimet politike.

Në fund të deklaratës, “Vatra” thekson se “Kosova nuk ka kohë për të humbur” dhe se vendi ka nevojë për institucione të forta, unitet dhe përgjegjshmëri politike.

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments

Instagram