Tuesday, September 8, 2026
HomeLajmeKosovëKomuna e Drenasit subvencionon nënat lehona me nga 100 euro për çdo...

Komuna e Drenasit subvencionon nënat lehona me nga 100 euro për çdo lindje

Komuna e Drenasit, përmes Drejtorisë për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale, ka njoftuar për procedurat e aplikimit për subvencionimin e nënave lehona.

Sipas njoftimit, nënat lehona mund të përfitojnë 100 euro për secilën lindje, ndërsa kërkesa për subvencion duhet të parashtrohet brenda një viti nga data e lindjes së fëmijës.

Për aplikim, nënat duhet të dorëzojnë formularin e aplikimit, dokumentet e identifikimit të të dy prindërve, ekstraktin e të porsalindurit, fletëlëshimin nga institucioni shëndetësor ose kartelën e të porsalindurit, certifikatën e bashkësisë familjare, si dhe konfirmimin e regjistrimit si përfituese në SIMFK përmes platformës e-Kosova.

Komuna ka paralajmëruar se aplikimet me dokumentacion të pakompletuar do të refuzohen.

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments

Instagram