Tuesday, September 8, 2026
HomeLajmeKosovëHodaj pret Hargreavas, dakordohen për forcimin e bashkëpunimit

Hodaj pret Hargreavas, dakordohen për forcimin e bashkëpunimit

Kryeshefi i Inspektoratit Policor të Kosovës, Kushtrim Hodaj, priti sot në zyrat e IPK-së ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar, Jonathan Hargreavas, të cilin e njoftoi për angazhimet, të arriturat dhe sfidat e Inspektoratit Policor të Kosovës.

Sipas njoftimit të IPK-së, ambasadori Hargreavas falënderoi kryeshefin Hodaj për pritjen dhe bashkëpunimin e vazhdueshëm, duke vlerësuar rolin e rëndësishëm të IPK-së në mbikëqyrjen policore dhe trajtimin profesional të ankesave të të gjithë qytetarëve.

Gjatë takimit, Hodaj dhe Hargreavas u dakorduan për mundësitë e forcimit të mëtejshëm të bashkëpunimit ndërmjet Ambasadës së Mbretërisë së Bashkuar dhe IPK-së, me synim fuqizimin dhe profesionalizimin e mëtejshëm të Inspektoratit Policor të Kosovës.

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments

Instagram