Kryeshefi i Inspektoratit Policor të Kosovës, Kushtrim Hodaj, priti sot në zyrat e IPK-së ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar, Jonathan Hargreavas, të cilin e njoftoi për angazhimet, të arriturat dhe sfidat e Inspektoratit Policor të Kosovës.
Sipas njoftimit të IPK-së, ambasadori Hargreavas falënderoi kryeshefin Hodaj për pritjen dhe bashkëpunimin e vazhdueshëm, duke vlerësuar rolin e rëndësishëm të IPK-së në mbikëqyrjen policore dhe trajtimin profesional të ankesave të të gjithë qytetarëve.
Gjatë takimit, Hodaj dhe Hargreavas u dakorduan për mundësitë e forcimit të mëtejshëm të bashkëpunimit ndërmjet Ambasadës së Mbretërisë së Bashkuar dhe IPK-së, me synim fuqizimin dhe profesionalizimin e mëtejshëm të Inspektoratit Policor të Kosovës.



