U.D. Presidentja e Kosovës, Albulena Haxhiu, ka pranuar sot letrat kredenciale të ambasadorit të ri të Belgjikës në Kosovë, Arnaud Dusaucy.
Sipas njoftimit nga Presidenca, Haxhiu i ka uruar mirëseardhje ambasadorit të ri dhe sukses në misionin e tij diplomatik në Kosovë.
“Kosova dhe Belgjika kanë ndërtuar ndër vite marrëdhënie të shkëlqyera, të mbështetura në miqësi, partneritet dhe përkrahjen e vazhdueshme të Belgjikës për vendin tonë, që nga periudha e luftës, njohja e hershme e pavarësisë e deri te proceset e shtetndërtimit dhe integrimit euroatlantik”, ka theksuar Haxhiu.
Gjatë takimit, u diskutua për mundësitë e thellimit të mëtejmë të bashkëpunimit politik dhe ekonomik, për rritjen e shkëmbimeve dhe investimeve, si dhe për perspektivën evropiane dhe euroatlantike të Kosovës.
“Shpreha bindjen se gjatë mandatit të Ambasadorit Dusaucy do t’i avancojmë edhe më tej marrëdhëniet ndërmjet dy vendeve tona dhe do të hapim fusha të reja bashkëpunimi në interes të qytetarëve tanë”, ka thënë Haxhiu.

