Wednesday, September 9, 2026
HomeLajmeKosovëPërgatitjet për ‘Marshin e Lirisë’, në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së

Përgatitjet për ‘Marshin e Lirisë’, në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së

Kanë nisur përgatitjet e fundit për pritjen e mijëra qytetarëve në “Marshin për Liri”. Më 12 shtator, sheshet e Prishtinës do të mbushen në mbështetje të katër ish-krerëve të UÇK-së: Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit. Ky marshim masiv vjen si një akt solidariteti, vetëm pak ditë para shpalljes së aktgjykimit në Hagë.

Kanë mbetur vetëm edhe pak ditë deri më 12 shtator, kur në kryeqytet do të mbahet “Marshit për Liri”, që organizohet në mbështetje të katër ish-krerëve të UÇK-së: Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit.

Flamur që simbolizonte ëndrrën për çlirim, sot po valëvitet kudo në shesh, ku do t’i presë mijëra protestues, të cilët kanë paralajmëruarse do të zbarkojnë në “Marshin e Lirisë”.

Organizatorët e platformës “Liria ka Emër” kanë paralajmëruar se protesta do të jetë masive, duke njoftuar se do të organizohet edhe transport falas nga e gjithë Kosova.

“Gjatë ditëve të fundit kemi parë diçka që shkon përtej çdo organizimi. Kemi parë një gatishmëri të jashtëzakonshme të qytetarëve. Orët e pritjes brenda dhe jashtë Kosovës janë shndërruar në vend takimi e bashkimi. Kemi parë njerëz që kanë ardhur jo sepse dikush u ka kërkuar, por sepse e kanë ndjerë se duhet të jenë aty. Kemi parë qytetarë të moshave të ndryshme, familje, të rinj e të reja dhe bashkatdhetarë tanë që kanë shprehur vullnetin për të qenë pjesë e kësaj thirrjeje”, thotë, Ismail Tasholli, përfaqësues i “Liria ka Emër”.

 E deri në ditën e marshimit, aktivistë të platformës kanë zhvilluar edhe aktivitete simbolike para objektit të EULEX-it në Prishtinë, ku ndodhet edhe Zyra e Dhomave të Specializuara, duke vendosur pankartë me mbishkrimin: “Në emër të popullit, shpalleni të pafajshëm!”.

“Sot kam ardhur këtu me një mesazh që nuk mund të relativizohet, as të anashkalohet. Ne nuk kërkojmë hakmarrje. Ne kërkojmë drejtësi. Por drejtësia nuk mund të jetë e drejtë nëse shkëputet nga historia. Nuk mund të ketë drejtësi nëse harrohet se kush ishte agresori dhe kush luftoi për të mbijetuar. Nuk mund të ketë drejtësi nëse lufta e një populli për liri shndërrohet, pas dekadash, në një proces ku viktima duhet vazhdimisht ta dëshmojë pafajësinë e vet. Sot, para jush, ne vendosim një mesazh që përfaqëson pritjen, dhimbjen dhe bindjen e mijëra qytetarëve të Kosovës: “Në emër të popullit, shpalleni të pafajshëm”, Flaka Fazlija, vajza e dëshmorit Fatmir Fazlija.

Aktivitetet po zhvillohen nën mesazhin “Kosova po pret”, në prag të verdiktit në Hagë, ku do ta vulosë fatin përfundimtar në rastin ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit.

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments

Instagram