Wednesday, September 9, 2026
HomeLajmeKosovëGruda: Votojmë çdo procedurë, mjafton të konstituohet Kuvendi

Gruda: Votojmë çdo procedurë, mjafton të konstituohet Kuvendi

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Përparim Gruda, ka deklaruar pas seancës se PDK-ja është e gatshme të votojë nënkryetarët e Kuvendit në çfarëdo forme të votimit, me kusht që të garantohet konstituimi i Kuvendit.

Gruda ka thënë se PDK-ja do të mbështeste votimin, qoftë të fshehtë apo të hapur, nëse Lëvizja Vetëvendosje garanton se Kuvendi do të konstituohet.

“PDK-ja voton nënkryetarët e Kuvendit në çfarëdo forme qoftë. Kanë një, kanë dy, kanë tre, kanë pesë, me votë të fshehtë, me votë të hapur, qyshdo që të jetë. PDK-ja do t’i votonte, nëse VV-ja siguron që e konstituojnë Kuvendin”, ka deklaruar Gruda.

Ai ka theksuar se data 16 shtator është moment i rëndësishëm dhe se Kosova nuk mund të mbetet pa Kuvend.“Ne nuk mund të mos kemi Kuvend më 16 shtator. Kjo është e paprecedentë. Kjo nuk ka ndodhur në asnjë vend normal demokratik, që të shpiken lloj-lloj pengesash për të mos e konstituuar Kuvendin”, tha ai.

Gruda ka kritikuar edhe diskutimet rreth mënyrës së propozimit të kandidatëve për nënkryetarë, duke thënë se një procedurë e ngjashme nga Lista Serbe ishte përdorur edhe në të kaluarën.

“Paska propozuar njëjtë Lista Serbe edhe vitin e kaluar, edhe në vitin 2021. Po s’paska qenë problem. Po shpiken probleme për të mos e konstituuar Kuvendin”, u shpreh Gruda.

Hamza: Po dëmtohet shtetësia dhe e ardhmja e Kosovës

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Bedri Hamza, ka reaguar pas dështimit të vazhdimit të seancës konstituive të Kuvendit, duke thënë se vendi po vazhdon të mbetet në vakum institucional.

Hamza tha se deputetët e PDK-së i kanë përmbushur obligimet e tyre dhe përsëriti qëndrimin se në procesin e konstituimit nuk po respektohen Kushtetuta, Rregullorja e Kuvendit dhe vendimet e Gjykatës Supreme.

“Ne ishim sot në sallë, i përmbushëm obligimet tona si deputetë. E kemi thënë qartë qëndrimin që nuk po respektohet Kushtetuta e Republikës së Kosovës, nuk po respektohet Rregullorja e Punës së Kuvendit, nuk po respektohen vendimet e Gjykatës Supreme”, tha Hamza.

Ai kritikoi veprimet e Listës Serbe dhe Lëvizjes Vetëvendosje, duke thënë se ato po i shkaktojnë dëm shtetit dhe qytetarëve të Kosovës.

“Vendi vazhdon të ketë mungesë, vakum institucional. Dhe unë jam i bindur që të gjitha këto veprime që janë duke u bërë, qoftë nga Lista Serbe, qoftë edhe nga partitë e tjera politike, në këtë rast Lëvizja Vetëvendosje, janë duke bërë dëm”, u shpreh ai.

Hamza tha se këto zhvillime po dëmtojnë shtetësinë dhe të ardhmen e Kosovës.

Kreu i PDK-së paralajmëroi gjithashtu se partia e tij nuk i përjashton veprimet ligjore, kushtetuese dhe politike për zgjidhjen e situatës.

“Të gjitha kushtet legale, ligjore janë të plotësuara që rasti të referohet edhe në organet e drejtësisë. Kjo përfshin edhe Gjykatën Kushtetuese dhe jam i bindur që dihet përgjigjja”, tha Hamza.

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments

Instagram