Friday, September 11, 2026
HomeLajmeKosovëLushaku-Sadriu: Procedura është thyer, kjo është e papranueshme

Lushaku-Sadriu: Procedura është thyer, kjo është e papranueshme

Sot deputetët e LDK-së e kanë lëshuar sallën në vazhdimin e seancës konstituive pasi kanë kërkuar që fillimisht të zgjidhet nënkryetari i Kuvendit nga PDK-ja.

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Jehona Lushaku-Sadriu, ka thënë se vendimi për ta lëshuar sallën erdhi pasi, sipas saj, kryetarja e seancës imponoi një votim, duke mos respektuar procedurën e kërkuar nga grupi parlamentar.

“Si rezultat i imponimit të votimit erdhëm te kjo situatë. Kjo flet shumë për gatishmërinë dhe vullnetin politik të grupit më të madh i cili tenton që grupeve të tjera t’ua imponojë kandidatët”, ka deklaruar ajo. Sipas saj, çështja lidhet me një parim themelor demokratik dhe me të drejtën e grupeve parlamentare për t’i propozuar kandidatët e vet.

Ajo ka thënë se, në interes të konstituimit të institucioneve, Vetëvendosja duhet ta tejkalojë vullnetin e saj politik dhe t’ua njohë grupeve parlamentare të drejtën për t’i propozuar përfaqësuesit e tyre.

“Ne si LDK ia njohëm Vetëvendosjes që Ardian Gjolën ta ketë nënkryetar, por kjo nuk u zbatua nga ata për kandidatët e tjerë dhe, si rrjedhojë, nuk kemi konstituim”, ka thënë Lushaku-Sadriu.

Deputetja e LDK-së e ka cilësuar situatën për keqardhje, duke paralajmëruar se tashmë procesi mund të përballet me vështirësi të tjera politike.

“Tani kemi kriza të vullnetit politik për t’i tejkaluar dhe do të shohim me radhë se si do të shkojë, por procedura është thyer dhe kjo është e papranueshme”, ka pohuar ajo.

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments

Instagram