Kryetari i PDK-së, Bedri Hamza, ka deklaruar se aktualisht nuk ka as kandidat dhe as marrëveshje për çështjen e presidentit, ndërsa ka theksuar se nuk kanë marrë as ftesë për ndonjë takim nga kryeministri Albin Kurti.
Para hyrjes në mbledhjen e grupit parlamentar të partisë që drejton, Hamza tha: “Nuk kemi kandidat dhe nuk kemi marrëveshje, as ftesë për takim nga Kurti. Ne kemi ofruar një kandidat për president. Nuk është e thënë që ai të jetë nga PDK-ja, mund të jetë edhe jashtë PDK-së, një emër që i përmbush kriteret për këtë pozitë”.

