Thursday, August 27, 2026
HomeLajmeKosovëKonjufca uron Sadikun për medaljen e artë: Moment krenarie për Kosovën

Konjufca uron Sadikun për medaljen e artë: Moment krenarie për Kosovën

Ministri në detyrë i Punëve të Jashtme në detyrë, Glauk Konjufca, ka uruar boksieren kosovare Donjeta Sadiku për medaljen e artë në Lojërat Mesdhetare “Taranto 2026”.

“Një tjetër moment krenarie për sportin e Kosovës. Donjeta Sadiku ka fituar medaljen e artë në boks në kategorinë deri në 60 kg në Lojërat Mesdhetare “Taranto 2026”. Në finale, ajo triumfoi ndaj Kristina Kuluhovës, e cila garoi për Serbinë. Urime Donjetës dhe trajneres së saj, Marjola Sallauka, për këtë arritje të jashtëzakonshme. Një tjetër dëshmi e talentit, punës dhe përkushtimit, që i japin sportit të Kosovës gjithnjë e më shumë peshë në arenën ndërkombëtare”, ka shkruar ai në Facebook.

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments

Instagram