Një person është gjetur i vdekur mbrëmjen e së shtunës në Ferizaj, ndërsa në trupin e tij dyshohet se kishte shenja të dhunës fizike.
Sipas raportit 24-orësh të Policisë, më 12 shtator 2026, në ora 21:18, njësiti policor, pas marrjes së një informate për vdekje të dyshimtë, së bashku me ekipin mjekësor kanë dalë në vendin e ngjarjes.
Atje është gjetur pa shenja jete një person, në trupin e të cilit dyshohet se kishte shenja të dhunës fizike.
Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes.
Trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.

