Lituania ka mbyllur aeroportin e Vilniusit dhe NATO ka ngritur në ajër të paktën një avion luftarak në përgjigje të një hyrjeje të mundshme të një droni në hapësirën ajrore lituaneze, tha Qendra Kombëtare e Krizave.
Alarmi ajror në Lituani u hoq më pas dhe aeroporti u rihap rreth një orë më vonë , sipas njoftimit.
Alarmi ajror u hoq dhe aeroporti u rihap pasi një avion luftarak bëri një identifikim vizual të objektit, tha Qendra Kombëtare e Menaxhimit të Krizave e Lituanisë.
– Në leximet fillestare të radarit, gjurmët e lëna nga zogjtë dhe dronët mund të jenë të ngjashme – deklaroi Qendra.
Qendra specifikoi se avioni luftarak u thirr nga Šiauliai, në veri të Lituanisë, ku Forcat Ajrore Italiane janë aktualisht të stacionuara si pjesë e misionit të Aleancës së Mbrojtjes Ajrore Baltike.
Vendet përgjatë kufirit lindor të NATO-s kanë raportuar drone të shumtë që kanë hyrë në hapësirën e tyre ajrore, të lidhur me konfliktin midis Ukrainës dhe Rusisë.

