Monday, September 14, 2026
HomepafilterBoeing del nga pista në Miami dhe përfshihet nga flakët. Amazon i...

Boeing del nga pista në Miami dhe përfshihet nga flakët. Amazon i jep fund partneritetit me 21 Air

Amazon ka njoftuar se po pezullon përkohësisht bashkëpunimin me linjën ajrore 21 Air pas rrëzimit të aeroplanit të tyre në Miami më 6 shtator, ku humbën jetën pesë persona. Vendimi u mor ndërsa po vazhdon një hetim mbi shkaqet e daljes së aeroplanit nga pista, raporton BBC .

“Pas ngjarjes tragjike, ne jemi të përkushtuar për të mbështetur hetimin dhe analizën e rrethanave dhe kemi vendosur të pezullojmë përkohësisht bashkëpunimin tonë me 21 Air”, tha dje një zëdhënës i Amazon. 

“Siguria ka qenë gjithmonë përparësia jonë kryesore, qoftë në operacionet tona apo në bashkëpunim me partnerët tanë. Ne do të vazhdojmë të mbështesim hetimin dhe të gjithë ata që janë prekur nga kjo tragjedi”, tha zëdhënësja e kompanisë Kelly Nantel.

Aksident në Miami

Një avion Boeing 767-300 i 21 Air, që fluturonte nga San Juan, Porto Riko, rrëshqiti nga pista gjatë uljes në Aeroportin Ndërkombëtar të Miamit më 6 shtator. Avioni goditi disa automjete aty pranë përpara se të ndalej.

Autoritetet e Miamit publikuan javën e kaluar identitetin e pesë personave të vrarë, Rolando Aleman Leon, 55 vjeç, Yoel Rodriguez Naranjo, 53 vjeç, Julio C Pineda, 75 vjeç, Carlos Acosta Fajardo, 53 vjeç, dhe Javierkys Reyes Quevedo, 47 vjeç. Pesë persona të tjerë u plagosën në aksident.

Bordi Kombëtar i Sigurisë së Transportit të SHBA-së (NTSB) po udhëheq hetimin. 21 Air, e cila operon ekskluzivisht fluturime mallrash për klientë të mëdhenj si Amazon dhe DHL, tha më parë se ishte thellësisht e tronditur nga aksidenti dhe po bashkëpunonte plotësisht me hetuesit.

“U shprehim ngushëllimet tona më të thella familjeve dhe të dashurve të atyre që humbën jetën”, tha drejtori ekzekutiv i kompanisë, Keith Winters. Ai shtoi se prioritetet e tyre janë t’u ofrojnë mbështetje të prekurve dhe të sigurojnë informacion të saktë. Kryetarja e NTSB-së, Jennifer Homendy, e përshkroi vendin e rrëzimit si një skenë shkatërrimi të plotë. 

Kutitë e zeza u gjetën 

Hetuesit gjetën kutitë e zeza dhe analiza zbuloi se njëri nga pilotët vuri re se avioni po rritte shpejtësinë pak para se të dilte nga pista. Sipas informacionit fillestar nga NTSB, njëri pilot e paralajmëroi vazhdimisht tjetrin për shpejtësinë e tepërt.

Raporti tha se nuk kishte “asnjë përgjigje të qëndrueshme verbale”, edhe kur ra alarmi i lartësisë. Hetuesit raportuan gjithashtu se paralajmërime të tjera elektronike u aktivizuan për të njoftuar pilotin në rast të një rreziku uljeje.

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments

Instagram