Një shtetase e Shqipërisë është arrestuar në Aeroportin Ndërkombëtar “Adem Jashari”, pasi dyshohet se ka tentuar të udhëtojë me dokument të falsifikuar, që i përkiste një personi tjetër.
Rasti ka ndodhur më 13 shtator, rreth orës 12:40.
Sipas Policisë, me vendim të prokurorit, e dyshuara është dërguar në mbajtje, ndërsa dokumenti i dyshuar si i falsifikuar është sekuestruar.

