Wednesday, October 7, 2026
HomeLajmeKosovëKurti: Besojmë që drejtuesit e UÇK-së të kthehen të lirë

Kurti: Besojmë që drejtuesit e UÇK-së të kthehen të lirë

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se Kosova pret me besim vendimin e Gjykatës Speciale në Hagë për ish-drejtuesit e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Gjatë adresimit në mbledhjen e parë të Qeverisë së re, Kurti tha se pas dy ditësh pritet vendimi për Hashim Thaçin, Jakup Krasniqin, Rexhep Selimin dhe Kadri Veselin.

“Për ne është gjithçka e qartë. Populli i Kosovës, rezistenca dhe lufta jonë ka qenë e drejtë, çlirimtare dhe kundrejt një pushtuesi, i cili kreu krime me luftë, krime kundër njerëzimit dhe gjenocid”, tha Kurti.

Ai u shpreh se pret që edhe vendimi i Gjykatës të jetë në përputhje me atë që e cilësoi si të drejtën e luftës së UÇK-së.

“Besojmë e urojmë që edhe verdikti i së mërkurës të jetë në përputhje me këtë të drejtë dhe drejtuesit e UÇK-së të kthehen të lirë në vendin e tyre e pranë familjeve”, shtoi Kurti.

Dhomat e Specializuara në Hagë do të shpalosin vendimin e tyre lidhur me procesin gjyqësor ndaj ish-krerëve të UÇK-së, të mërkurën në orën 10:00.

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments

Instagram