Wednesday, September 16, 2026
HomeLajmeKosovëAleanca pret vendim lirues në Hagë

Aleanca pret vendim lirues në Hagë

Aleanca ka zhvilluar sot mbledhjen e rregullt të Këshillit të Përgjithshëm, ku në fokus kanë qenë zhvillimet politike në vend, konsolidimi i brendshëm organizativ dhe procesi gjyqësor në Hagë.

Gjatë pjesës së parë të mbledhjes, Këshilli i Përgjithshëm ka shqyrtuar dhe miratuar raportin e punës së Kryesisë së Aleancës, duke vlerësuar angazhimin në terren dhe dinamikën e re të organizimit dhe konsolidimit të strukturave të partisë.

Një pjesë e rëndësishme e diskutimeve i është kushtuar edhe vendimit që pritet të shpallet nesër në Hagë për katër udhëheqësit e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Në prag të këtij vendimi, Këshilli i Përgjithshëm dhe të gjitha strukturat e Aleancës kanë shprehur bindjen e plotë dhe të palëkundur në luftën e drejtë, të pastër dhe të shenjtë të UÇK-së.

“Aleanca vlerëson se pastërtia e luftës sonë për liri është e padiskutueshme dhe e mbrojtur historikisht”, thuhet në qëndrimin e Këshillit të Përgjithshëm.

Nga Aleanca kanë shprehur pritjen që vendimi i nesërm i Gjykatës Speciale të jetë lirues për katër udhëheqësit e UÇK-së, duke theksuar besimin në drejtësinë dhe në pafajësinë e tyre.

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments

Instagram