Sunday, September 20, 2026
HomeSportMaratona ‘Prishtina 2026’

Maratona ‘Prishtina 2026’

Ka startuar edicioni i 26-të i Maratonës së Prishtinës, në distancën e plotë prej 42 kilometrash e 195 metrash, event që mund ta ndiqni drejtpërdrejt në RTK.

Starti dhe finishi i garës është para Teatrit Kombëtar të Kosovës, ndërsa tashmë ka nisur gara kryesore.

Përveç maratonës së plotë, programi përfshin edhe gjysmëmaratonën prej 21.1 kilometrash, garën 10-kilometërshe dhe atë 5-kilometërshe. Për fëmijët është paraparë edhe vrapimi familjar në distancën prej dy kilometrash.

Edicioni i sivjetmë sjell edhe një veçanti të rëndësishme. Distanca e maratonës së Prishtinës është pjesë e listës së garave rrugore të certifikuara nga World Athletics për vitin 2026.

Janë regjistruar rreth 1 mijë e 600 pjesëmarrës, ndërsa në mesin e tyre do të ketë si vrapues profesionistë, ashtu edhe garues që për herë të parë do të sfidojnë distancën prej 42 kilometrash.

Kështu, kryeqyteti i Kosovës sot shndërrohet në një arenë të madhe të sportit dhe një festë për të gjithë dashamirët e vrapimit.

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments

Instagram