Sunday, September 20, 2026
HomeLajmeKosovëTë shtëna me armë në një aheng familjar në Ferizaj, sekuestrohet një...

Të shtëna me armë në një aheng familjar në Ferizaj, sekuestrohet një armë

Të shtëna me armë zjarri janë raportuar mbrëmjen e së shtunës në një aheng familjar në fshatin Gaçkë të Ferizajt.

Sipas Policisë, rasti është raportuar më 19 shtator, rreth orës 20:50. Njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes, ku kanë identifikuar lokacionin e ahengut.

I dyshuari, M.N., 40 vjeç, ka pranuar se kishte shtënë disa herë me armë në ajër.

Për rastin është njoftuar prokurori i shtetit, i cili ka autorizuar inicimin e rastit për veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.

Pas intervistimit, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments

Instagram