Monday, September 21, 2026
HomeLajmeKosovëNata e pestë e protestave në Prishtinë kundër aktgjykimit të Speciales

Nata e pestë e protestave në Prishtinë kundër aktgjykimit të Speciales

Edhe sonte mijëra qytetarë janë mbledhur në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë, duke vazhduar protestat kundër aktgjykimit të Dhomave të Specializuara të Kosovës në Hagë.

Në protestë po marrin pjesë edhe djemtë dhe familjarët e Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit e Jakup Krasniqit.

Nata e pestë e protestave ka nisur me shpalosjen e një flamuri të madh kombëtar, në të cilin është vendosur edhe emblema e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Protestuesit kanë mbajtur në duar pankarta me mbishkrimet “Jo në emrin tim”, “S’ka paqe pa drejtësi” dhe “Liria ka emër”.

Protestat kanë nisur më 16 shtator, pas shpalljes së aktgjykimit ndaj ish-krerëve të UÇK-së, Hashim Thaçi, Jakup Krasniqi, Kadri Veseli dhe Rexhep Selimi, të cilët sipas verdiktit të gjykatës u dënuan për vepra të krimeve të luftës.

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments

Instagram