Prishtina është përfaqësuar në Festivalin e Gastronomisë në Bursa, ku janë prezantuar ushqimet tradicionale dhe traditat e kuzhinës kosovare.
Ekipi nga Prishtina përgatiti dhe shërbeu ushqime tradicionale për vizitorët e festivalit, duke promovuar kulturën dhe mikpritjen e kryeqytetit.
Sipas Komunës së Prishtinës, pjesëmarrja në këtë aktivitet shërbeu edhe si mundësi për shkëmbim kulturor dhe forcim të bashkëpunimit mes Prishtinës dhe Bursës, dy qyteteve motra.

