Monday, September 21, 2026
HomepafilterZulfaj me senatorët francezë diskuton reformat dhe integrimin në BE

Zulfaj me senatorët francezë diskuton reformat dhe integrimin në BE

Kryenegociatori i Republikës së Kosovës me BE-në, Jeton Zulfaj, priti në takim senatorë francezë të kryesuar nga Marta de Cidrac, Kryetare e Grupit Ndërparlamentar të Miqësisë Francë–Ballkani Perëndimor në Senat.

Znj. de Cidrac u shoqërua nga senatorët e Grupit Francë–Ballkani Perëndimor: z. Alain Milon, president i deleguar për Kosovën; znj. Laurence Harribey, presidente e deleguar për Malin e Zi; dhe z. Arnaud Bazin, president i deleguar për Maqedoninë e Veriut.

Senatorët në takim u shoqëruan nga ambasadori i Francës në Kosovë, z. Jean-François Huchet.

Zulfaj falënderoi znj. de Cidrac për kontributin e Francës në zhvillim, paqe e siguri, si dhe për përkrahjen e procesit të integrimit në Bashkimin Evropian.

Në takim u bisedua për marrëdhëniet bilaterale, çështjet rajonale dhe procesin e reformave drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian. Z. Zulfaj theksoi rëndësinë e marrjes së statusit të vendit kandidat dhe hapjes së negociatave për anëtarësim.

Kosova është e përkushtuar ndaj reformave, ndërsa avancimi drejt statusit kandidat është përgjegjësi e përbashkët e Bashkimit Evropian dhe e Kosovës.

Ndër të tjera, u diskutua edhe për bashkëpunimin ndërmjet Kosovës dhe Francës në kuadër të përgatitjeve për Lojërat Mesdhetare Prishtina 2030.

Kryenegociatori Zulfaj i falënderoi senatorët për vizitën dhe ju uroi takime të frytshme në pjesën e mbetur të vizitës.

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments

Instagram