Kongresmeni amerikan Joe Wilson ka bërë të ditur se është takuar me ministren e Jashtme të Bullgarisë Velislava Petrova-Chamova, me të cilën ka diskutuar për sigurinë energjetike dhe kërcënimin që paraqet Rusia.
Përmes një postimi në platformën X, Wilson tha se në takim është diskutuar edhe për praninë në rritje të Partisë Komuniste Kineze (CCP) dhe teknologjisë së saj, të cilën ai e cilësoi si “kundër lirisë”.
Wilson kritikoi gjithashtu regjimin e presidentit serb, Aleksandar Vuçiq, duke e akuzuar se po sjell në Evropë këtë teknologji.


