Thursday, September 24, 2026
HomeLajmeKosovëGjendet pa shenja jete një 65-vjeçar në Skenderaj

Gjendet pa shenja jete një 65-vjeçar në Skenderaj

Një mashkull rreth 65 vjeç është gjetur pa shenja jete sot në fshatin Marinë të Skenderajt.

Rastin për RTKlive e ka konfirmuar Avni Zahiti, zëdhënës i Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës.

“Sot, rreth orës 16:25, është raportuar se në fshatin Marinë të Skenderajt është gjetur pa shenja jete një mashkull, rreth 65 vjeç”, ka thënë Zahiti për RTKlive.

Sipas tij, në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë përkatëse policore dhe ekipi mjekësor, i cili ka konstatuar vdekjen.

“Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar për obduksion. Rasti është duke u hetuar”, ka thënë Zahiti.

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments

Instagram