Friday, September 25, 2026
HomeLajmeKosovëMoti në Kosovë i paqëndrueshëm

Moti në Kosovë i paqëndrueshëm

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK) ka njoftuar se sot në Kosovë do të mbajë mot me diell dhe vranësira të shpërndara. Gjatë ditës, vranësirat në disa zona mund të shoqërohen me reshje të dobëta shiu.

Temperaturat minimale do të lëvizin nga 3 deri në 9 gradë Celsius, ndërsa ato maksimale pritet të arrijnë nga 20 deri në 24 gradë Celsius.

Sipas IHMK-së, do të fryjë erë nga drejtimi i jugperëndimit, me shpejtësi prej 1 deri në 5 metra për sekondë.

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments

Instagram