By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Pulë me portokall
October 31, 2025
Biftekë viçi me kungull, mjaltë dhe limon
October 31, 2025
Nju Jork: Vendet më të preferuara në qytet që i ka të gjitha
October 31, 2025
7 gatime nepaleze që duhet t’i provoni të paktën një herë në jetën tuaj
October 31, 2025
Dilemat e mediave serbe për elegancën dhe prestigjin në gala darkë të Linda Rama në Paris
October 31, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Bullgaria gjen 18 migrantë të vdekur në një kamion
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Rajon / Botë > Bullgaria gjen 18 migrantë të vdekur në një kamion
Rajon / Botë

Bullgaria gjen 18 migrantë të vdekur në një kamion

Kosova Times
Last updated: 2023/02/17 at 8:37 PM
Kosova Times Published February 17, 2023
Share
SHARE

Autoritetet bullgare njoftuan se kanë gjetur 18 migrantë të vdekur në një kamionë të braktisur, teksa ky shtet po përballet me rritjen e numrit të kalimeve ilegale të kufirit.

Kjo makinë po “transportonte ilegalisht rreth 40 migrantë që ishin fshehur nën disa ngarkesa me dru”, tha Ministria e Brendshme bullgare. “Tetëmbëdhjetë prej tyre kanë vdekur”.

Kjo është një prej incidenteve më vdekjeprurëse në Bullgari sa i përket trafikimit me migrantë.

Pasi banorët lokalë njoftuan policinë, ata gjetën kamionin në fshatin Lokrosko, 20 kilometra në verilindje të kryeqytetit bullgar, Sofje.

Shkaku i vdekjes së migrantëve ende nuk dihet.

“Nuk mund të them me siguri se çfarë ndodhi. Ka pasur mungesë të oksigjenit, ka pasur të ftohtë dhe lagështi, dhe me siguri ata nuk kishin ngrënë ushqim për disa ditë”, tha për gazetarët ministri i Shëndetësisë, Asen Medjidiev.

Ai shtoi se 14 persona u gjetën të gjallë brenda kamionit dhe tetë prej tyre janë në gjendje të rëndë shëndetësore dhe janë dërguar në spital.

Ndërkaq, dhjetë persona të tjerë u gjetën të fshehur në zonën përreth dhe janë dërguar në spital për kontrolle mjekësore.

Sipas radios publike, BNR, të gjithë migrantët që ishin në kamionë besohet se ishin burra nga Afganistani.

Autoritetet kanë nisur kërkimet për të gjetur trafikantët që kanë vozitur këtë kamionë.

Bullgaria, shtet anëtar i Bashkimit Evropian, shërben si portë për migrantët për të hyrë në bllokun evropian. Ky shtet ka rritur sigurinë me synimin që të përballet me numrin në rritje të kalimeve ilegale të kufirit.

Bullgaria ka një kufi – të rrethuar me tela me gjemba – prej 234 kilometra të gjatë që ndan me Turqinë.

Sipas shifrave zyrtare të Bullgarisë, më 2022 në këtë shtet janë penguar 164.000 kalime ilegale të kufirit, numër shumë më i lartë krahasuar me vitin 2021, kur u regjistruan 55.000 kalime ilegale të kufirit.

You Might Also Like

SHBA-të do të zvogëlojnë forcat në Bullgari, Hungari dhe Sllovaki duke filluar nga muaji i ardhshëm pas lëvizjes në Rumani

Samiti Trump-Putin anulohet pasi Moska i dërgoi një memo Uashingtonit

Ngritet në ajër makina me oficerin e njësisë që kreu masakrën e Bucha-s

Sulm i madh natën: Ukraina sulmoi termocentralet dhe rafineritë ruse me dronë

Axhenda ndërkombëtare

Kosova Times February 17, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Varfëria, jo heroizmi, krijoi ‘Fshatin e Lavdisë Ushtarake’ të Rusisë

Kosova Times Kosova Times August 5, 2025
Patrushev dhe Kolokoltsev qeshin nga deklarata e Belousov për suksesin e Shoigut si Ministër i Mbrojtjes
A ka rrezik që Hezbollahu ta përhapë konfliktin në Lindjen e Mesme?
Policia me apel për ngasësit e automjeteve për shkak të mjegullës
Cilat janë kërkesat e reja për liberalizimin e vizave?
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?