Tuesday, September 29, 2026
HomeLajmeKosovëHamza: Të njëjtin vullnet politik ta dëshmojmë edhe në votimin e ligjit

Hamza: Të njëjtin vullnet politik ta dëshmojmë edhe në votimin e ligjit

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka falënderuar deputetët për miratimin e deklaratës së Kuvendit lidhur me aktgjykimin e Dhomave të Specializuara në Hagë ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Hamza ka thënë se me miratimin e deklaratës është dëshmuar mundësia për ndërtimin e një vullneti të përbashkët politik për, siç është shprehur ai, mbrojtjen e vlerave dhe të së vërtetës historike.

“Sot u dëshmua se mund të ndërtohet një vullnet i përbashkët politik për mbrojtjen e vlerave tona dhe të së vërtetës historike”, ka shkruar Hamza.

Ai ka kërkuar që ky vullnet të dëshmohet edhe përmes votimit të ndryshimeve në Ligjin për Dhomat e Specializuara.

“Ky vullnet duhet të përkthehet në veprim konkret, në mënyrë që, si shtet me institucione të qëndrueshme dhe funksionale, të përballemi me sfidat që kemi përpara”, ka deklaruar Hamza.

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments

Instagram