By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Horoskopi ditor për 23 nëntor 2025
November 23, 2025
Konsultimet e Gjenevës dhe shqetësimet e evropianëve
November 22, 2025
Dokumentar video i grupit që vidhte rroba nga dyqanet në Atikë dhe i shiste në Shqipëri
November 22, 2025
Më shumë se 50,000 francezë protestuan kundër dhunës ndaj grave: Numri i rasteve të femicideve u rrit me 11 përqind
November 22, 2025
Grupi më i madh mediatik i krahut të djathtë në Britaninë e Madhe po krijohet: The Daily Mail blen The Telegraph
November 22, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Konjufca: Luftimi i pabarazisë gjinore duhet të bëhet nga gratë dhe burrat
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Konjufca: Luftimi i pabarazisë gjinore duhet të bëhet nga gratë dhe burrat
Lajme

Konjufca: Luftimi i pabarazisë gjinore duhet të bëhet nga gratë dhe burrat

Kosova Times
Last updated: 2022/09/15 at 9:25 PM
Kosova Times Published September 15, 2022
Share
SHARE

Në kuadër të aktivitetit vjetor Java e Gruas, sot në Kuvendin e Republikës së Kosovës, u mbajt konferenca përmbyllëse “Në mbrojtje të demokracisë – gjithëpërfshirja ka rëndësi”, organizuar nga Instituti Demokratik Kombëtar (NDI).

 

Në këtë konferencë, pjesëmarrës ishin përfaqësues nga partitë politike, shoqëria civile, biznesi, media dhe akademia.

 

Në hapje të saj foli znj. Nancy Soderberg, drejtoreshë e NDI-së në Kosovë, e cila falënderoi të pranishmit për pjesëmarrjen e tyre në përvjetorin e dhjetë jubilar të Javës së Gruas, ngjarje të cilën, siç tha ajo, e bën edhe më të veçantë manifestimi i saj në Ditën Ndërkombëtare të Demokracisë.

 

Soderberg shprehu mirënjohje për angazhimin e mbi 900 grave dhe burrave, të cilët për dhjetë vite radhazi iu dedikuan luftës për drejtësi e barazi gjinore, në të gjitha nivelet, me qëllim të ndërtimit dhe avancimit të sistemit demokratik në Kosovë. Ndër të tjera Soderberg lartësoi figurën e ish-sekretares Madeleine Albright, për të cilën tha se angazhimi për pjesëmarrje të barabartë në shoqërinë kosovare dhe më gjerë ishte i pakontestueshëm.

 

Tutje, fjalën e mori Kerry Monaghan-Hogler, U. D. Drejtore e Misionit të USAID-it në Kosovë, e cila falënderoi të gjithë ata të cilët kontribuuan në realizimin e qëllimeve e aktiviteteve të organizuara nga “Java e Gruas” (WOW).

 

Monaghan-Hogler përmendi disa prej iniciativave të të angazhuarve të WOW, siç janë: integrimi i komuniteteve joshumicë në shoqërinë kosovare, avokimi për fëmijët me nevoja të veçanta, promovimi i paqes ndëretnike etj.

 

Më pas diskutimeve iu bashkëngjit virtualisht edhe Dina Titus, anëtare e Kongresit Amerikan, e cila tha se ndihet e privilegjuar të jetë pjesë e një organizimi të tillë, i cili, sipas saj, kupton dhe promovon rëndësinë e fuqizimit të grave në shoqëri.

 

Tutje, foli edhe deputeti i Parlamentit Evropian, Robert Biedroń, i cili ndër të tjera tha se ideja për barazinë gjinore rrjedh nga komiteti i të drejtave të grave dhe barazisë gjinore, dhe se Parlamenti Evropian i qëndron prapa kësaj iniciative.

 

Ngjarja e Javës së Gruas vazhdoi me folësin e radhës, ambasadorin e Kanadasë në Kroaci dhe Kosovë, Alan Bowman, i cili si përkrahës i Javës së Gruas shprehu entuziazëm për realizimin e këtij eventi jubilar. Bowman theksoi se shoqëria duhet t’i përfshijë gratë më shumë si në biznese, në shërbime ushtarake etj. dhe se duhet të investohet më shumë në fuqizimin e vajzave dhe grave në shoqëri.

 

Tutje, në kuadër të kësaj ngjarjeje u zhvillua një bisedë me kryetarin e Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, nga gazetarja, njëherësh anëtare e Bordit në Asociacionin e Gazetarëve të Kosovës, Naile Dema Selmani, me temën “Roli i Kuvendit në sigurimin dhe mbrojtjen e gjithëpërfshirjes politike”.  

 

Gjatë kësaj bisede kryetari Konjufca tha se Kuvendi ka rol qendror dhe jetik në të gjitha zhvillimet politike, por edhe në sigurimin dhe mbarëvajtjen e demokracisë. Andaj, si i tillë, shtoi kryetari Konjufca, Kuvendi është i obliguar ta çojë përpara barazinë gjinore dhe të krijojë mekanizma për mbikëqyrjen e Qeverisë e të ministrive përkatëse, se sa po zbatohet legjislacioni mbi drejtësinë gjinore.

 

Më pas, kryetari Konjufca duke iu përgjigjur pyetjeve të parashtruara nga ana e pjesëmarrësve, ndër të tjera ai theksoi se luftimi i pabarazisë gjinore duhet të bëhet në mënyrë të mobilizuar nga gratë dhe burrat, duke e ngritur zërin për çdo diskriminim eventual, në mënyrë që padrejtësi të tilla të zhduken në tërësi.

 

Konferenca vazhdoi me panelin e radhës, me temën “Gjinia në demokraci: pritshmëritë për gjithëpërfshirje në procesin e zhvillimit të politikave” i cili u moderua nga Drejtori Ekzekutiv i “Qendrës së Debatit”, Erblin Hoxha, me pjesëmarrjen e pesë panelistëve deputetë: Shqipe Mehmeti Selimi, Ganimete Musliu, Hykmete Bajrami, Time Kadrijaj dhe Fridon Lala.

 

Në përmbyllje të kësaj ngjarjeje Nancy Soderberg citoi ish-sekretaren amerikane Albright, me thënien: “Unë besoj në demokraci, sepse demokracia është i vetmi sistem i cili beson tek ne”. /Kosovatimes/

You Might Also Like

Eurodeputeti Reuten kërkon heqjen e masave të BE-së ndaj Kosovës

Berisha, zv/president i Unionit ndërkombëtar të partive të djathta në botë

Pesë shoferë ndëshkohen për kundërvajtje në trafik në rajonin e Ferizajt

Dy milionë euro paga për një Kuvend pa asnjë vendim

Ligji për Konfiskim të Pasurisë, pret aktgjykimin e Kushtetueses

Kosova Times September 15, 2022
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Rusia bombardon bazën ushtarake të Ukrainës në Herson

Kosova Times Kosova Times December 14, 2022
Vetëm një lugë gjelle nga ky ushqim 10 minuta para se të hahet redukton sheqerin, kolesterolin dhe lodhjen
Tiranë, Ministria e Mbrojtjes me projektvendimin për produktet e torturës
Gjenden një pjesë e mostrave të Astrit Deharit
Në Ditën e Gruas, mbahet marshi tradicional i 8 marsit
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?