Saturday, October 31, 2026
HomeLajmeKosovëTahiri: Ligji për Specialen të kalojë sa më shpejt në lexim të...

Tahiri: Ligji për Specialen të kalojë sa më shpejt në lexim të dytë në Kuvend

Pas seancës së jashtëzakonshme të Kuvendit, Aleanca ka kërkuar që ligji për Specialen të kalojë sa më shpejt në lexim të dytë në Kuvend.

Shefi i grupit parlamentar të Aleancës, Besnik Tahiri, tha se janë duke e përcjellë me shqetësim situatën brenda dhe jashtë Kuvendit.

“Ishit dëshmitarë se 22 pikat e seancës u miratuan. Pyetja është çka po presim. Çka po pret shumica? Pse nuk e sjell ligjin? Çfarë duhet të ndodhë më shumë se shihni se çfarë po ndodh rreth e rrotull Kuvendit. Kaloi ligji në lexim të parë. Çka po presim? A po presin të ndodhë ndonjë incident më i madh? Aleanca e fton urgjentisht Vetëvendosjen dhe të gjithë deputetët të kthehen në sallë, ta sjellin ligjin në lexim të dytë. A po presim dhunë? Përshkallëzim? Apo çka?:, tha Tahiri.

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments

Instagram