Saturday, October 31, 2026
HomeLajmeKosovëDega e UGSH – Qarku Kukës dënon sulmin ndaj gazetarit Jeton Sopa

Dega e UGSH – Qarku Kukës dënon sulmin ndaj gazetarit Jeton Sopa

Unioni i Gazetarëve Shqiptarë – Dega Kukës reagon ndaj pengimit, ofendimit dhe goditjes së gazetarit Jeton Sopa nga disa protestues, teksa ai ishte në krye të detyrës. eton Sopa, ish-luftëtar i UÇK-së dhe gazetar me profesion, ka kontribuar në luftën për liri. Sot, në një tjetër front — atë të gazetarisë — ai ushtron detyrën për të mbrojtur të drejtën e publikut për informim dhe lirinë e fjalës. ” Jeton Sopa, një nga ish-luftëtarët e UÇK-së dhe sot gazetar me profesion, eshte penguar , ofenduar dhe goditur në krye të detyrës nga persona të cilët, me këto veprime, nuk i shërbejnë as kauzës dhe as lirisë, e aq më pak simboleve të UÇK-së. Asnjë mospajtim apo dallim mendimi nuk mund të jetë arsye për dhunë, ofendime apo pengim të një gazetari në krye të detyrës. Respektimi i punës së gazetarëve dhe lirisë së informimit është një parim themelor i një shoqërie demokratike”, thekson UGSH-dega Kukes.

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments

Instagram