Tuesday, September 29, 2026
HomeLajmeKosovëQytetari nga Prizreni gjen dhe e dorëzon në polici kuletën me 1410...

Qytetari nga Prizreni gjen dhe e dorëzon në polici kuletën me 1410 euro

Policia e Kosovës njofton se më datë 28.09.2026, rreth orës 19:20, në Stacionin Policor të Trafikut në Prizren, është dorëzuar një kuletë e humbur nga një qytetar.

Kuleta ishte gjetur në një market, nga qytetari Selami Grki nga Prizreni, i cili e solli menjëherë kuletën me para dhe dokumente në stacionin policor.

“Në kuletë gjendeshin 1410 euro të holla dhe dokumente personale të qytetarit. Përmes dokumenteve identifikuese, policia arriti të kontaktojë pronarin, i cili u paraqit në stacion dhe e mori kuletën dhe parat e tij. Ai shprehu falënderim për aktin e ndershëm të qytetares si dhe për angazhimin e policies”, thuhet në njoftim.

Policia ka vlerësuar se ky rast është shembull i përgjegjësisë qytetare dhe bashkëpunimit të shëndoshë ndërmjet qytetarëve dhe policisë, duke dëshmuar se ndershmëria dhe solidariteti janë vlera që forcojnë besimin dhe sigurinë në komunitet.

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments

Instagram