Policia e Kosovës njofton se më datë 28.09.2026, rreth orës 19:20, në Stacionin Policor të Trafikut në Prizren, është dorëzuar një kuletë e humbur nga një qytetar.
Kuleta ishte gjetur në një market, nga qytetari Selami Grki nga Prizreni, i cili e solli menjëherë kuletën me para dhe dokumente në stacionin policor.
“Në kuletë gjendeshin 1410 euro të holla dhe dokumente personale të qytetarit. Përmes dokumenteve identifikuese, policia arriti të kontaktojë pronarin, i cili u paraqit në stacion dhe e mori kuletën dhe parat e tij. Ai shprehu falënderim për aktin e ndershëm të qytetares si dhe për angazhimin e policies”, thuhet në njoftim.
Policia ka vlerësuar se ky rast është shembull i përgjegjësisë qytetare dhe bashkëpunimit të shëndoshë ndërmjet qytetarëve dhe policisë, duke dëshmuar se ndershmëria dhe solidariteti janë vlera që forcojnë besimin dhe sigurinë në komunitet.

