Kuvendi Komunal i Prishtinës ka miratuar propozim-buxhetin për vitin 2027, në vlerë prej mbi 161 milionë eurosh.
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama ka njoftuar për votimin e buxhetit të kryeqytetit për vitin 2027.
“Mbi 161 milionë euro për qytetarët e Kryeqytetit: për shkollat, shërbimet publike dhe investimet që e çojnë Prishtinën përpara”, ka shkruar ai.
Rama ka falënderuar asamblistët që votuan pro miratimit të buxhetit.
“Sot treguan përgjegjësi ndaj qytetarëve dhe i dhanë Kryeqyteti Prishtina mundësinë të planifikojë e të punojë. Vetëvendosje, natyrisht votoj KUNDËR buxhetit të Prishtinës për vitin 2027. Tash na pret puna, me i kthye mjetet e miratuara në projekte e shërbime që qytetarët i shohin dhe i ndiejnë në përditshmëri. Për çdo lagje, për çdo fshat, për krejt Kryeqytetin”, ka shkruar Rama në facebook.

