Thursday, October 1, 2026
HomeSportAdemi: Izraeli vlerësoi sukseset e Kosovës dhe marrëdhëniet mes dy federatave

Ademi: Izraeli vlerësoi sukseset e Kosovës dhe marrëdhëniet mes dy federatave

Kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK), Agim Ademi, ka bërë të ditur se ka marrë pjesë në një darkë zyrtare të organizuar nga presidenti i Federatës së Futbollit të Izraelit, Moshe Zuares, në prag të ndeshjes Izrael–Kosovë në Debrecen.

Ademi ka thënë se gjatë darkës është diskutuar për zhvillimin e futbollit në të dyja vendet, si dhe për të tashmen dhe të ardhmen e ekipeve kombëtare.
“Në prag të ndeshjes Izrael–Kosovë në Debrecen, së bashku me delegacionin e FFK-së ishim të ftuar në darkën zyrtare të shtruar nga presidenti i Federatës së Futbollit të Izraelit, Moshe Zuares.Gjatë darkës zhvilluam një bisedë të hapur e miqësore për zhvillimin e futbollit në vendet tona, si dhe për ecurinë e deritanishme dhe të ardhmen e ekipeve tona kombëtare.
Presidenti Zuares vlerësoi sukseset që Kosova ka arritur në vitet e fundit dhe theksoi marrëdhëniet shumë të mira ndërmjet dy federatave”, ka shkruar Ademi në Facebook. “Në këtë drejtim, kujtoi edhe organizimin dhe mikpritjen e mirë që kanë pasur në Kosovë në përballjet e mëparshme, si me Kombëtaren A, ashtu edhe me Kombëtaren U21”. 

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments

Instagram