Ushtruesja e Detyrës së Presidentes së Republikës së Kosovës, Albulena Haxhiu, do të marrë pjesë të enjten në hapjen e fushatës “Tetori Rozë”.
Aktiviteti do të mbahet në orën 09:00, në Hollin e Kuvendit të Republikës së Kosovës, në Prishtinë.
Fushata “Tetori Rozë” zhvillohet gjatë muajit tetor me qëllim të ngritjes së vetëdijes për kancerin e gjirit, rëndësinë e kontrolleve të rregullta dhe diagnostikimit të hershëm.

