Friday, November 6, 2026
HomeLajmeKosovë“Jo në emrin tim”, protesta sot në Berlin dhe Prishtinë

“Jo në emrin tim”, protesta sot në Berlin dhe Prishtinë

Protesta me moton “Jo në emrin tim” do të mbahet sot, më 4 tetor, në Berlin, në shenjë kundërshtimi ndaj aktgjykimit dënues të Gjykatës Speciale ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK).

Në Berlin, protesta është paralajmëruar për orën 12:00, para Parlamentit gjerman, pranë Reichstagsgebäude, në sheshin “Platz der Republik 1”. Organizatorët kanë ftuar bashkatdhetarët që t’i bashkohen tubimit kundër vendimit të Gjykatës Speciale.

Një tubim me të njëjtën moto është zhvilluar të shtunën edhe në Munih, ku diaspora shqiptare shprehu kundërshtimin ndaj aktgjykimit.

Ndërkohë, në Prishtinë mbahet sot protesta e 19-të me moton “Jo në emrin tim”. Tubimi do të zhvillohet në sheshin “Skënderbeu” dhe pritet të nisë në orën 19:00.

Përmes protestës, pjesëmarrësit në kryeqytet kundërshtojnë vendimin e Gjykatës Speciale, ndërsa kërkojnë edhe nga Kuvendi i Kosovës që të miratojë Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara të Kosovës.

Më 16 shtator, Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë shpallën aktgjykimin e shkallës së parë ndaj ish-presidentit Hashim Thaçi, ish-kryetarit të Kuvendit Kadri Veseli, ish-zëvendëskryeministrit Jakup Krasniqi dhe ish-deputetit Rexhep Selimi. Katër ish-krerët e UÇK-së u dënuan me një total prej 81 vjetësh burgim.

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments

Instagram