Monday, October 5, 2026
HomeLajmeKosovëHaradinaj: Aleanca e voton ligjin dhe kërkon që të kalojë sot në...

Haradinaj: Aleanca e voton ligjin dhe kërkon që të kalojë sot në dy leximet

Deputeti i Aleancës, Ramush Haradinaj, ka thënë në Kuvend se vendimi dënues ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës është ofendim për popullin e Kosovës dhe institucionet e vendit.

Haradinaj tha se Kosova nuk duhet të ndihet në faj për miratimin e ligjit të propozuar, ndërsa kërkoi që Kuvendi ta miratojë atë në dy lexime brenda ditës.

“Ne jemi të ofenduar rëndë me një vendim dënues për udhëheqësit e UÇK-së. Është ofendim për popullin e Kosovës, për gjakun tonë, për këtë parlament edhe për drejtësinë, edhe nuk është në emrin tim, nuk është në emrin e popullit të Kosovës”, tha Haradinaj.

Ai deklaroi se, sipas tij, përgjigjja do të ishte miratimi i një ligji me një nen për anulimin e Dhomave të Specializuara.

“Ky do të ishte përgjigjja, kjo do të ishte përgjigjja e drejtë për fyerjen që na është bërë me vendim dënues për udhëheqësit e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës”, u shpreh ai.

Haradinaj tha se Aleanca do ta votojë ligjin dhe kërkoi që Kuvendi, përmes një mocioni, ta procedojë atë në dy lexime dhe ta përfundojë sot.

“Është shumë pak edhe është shumë vonë, fatkeqësisht”, tha Haradinaj.

Ai u bëri thirrje deputetëve që përgjegjësinë për zhvillimet në vend ta kërkojnë te institucionet e Kosovës.

“Vetëm ne jemi përfaqësuesit e popullit tonë edhe vetëm ne mbajmë përgjegjësi për fatin tonë, për të vërtetën tonë”, tha Haradinaj.

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments

Instagram