Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (OVL-UÇK) ka bërë thirrje për pjesëmarrje në sheshin e Prishtinës.
“Popull i dashur,
Kategori të dala nga lufta e UÇK-së,
Nesër, mëngjesi duhet të na gjejë të gjithëve në sheshin e Prishtinës.
Të bashkuar dhe me dinjitet, për të mbrojtur atë që është e jona dhe për të dëshmuar se UÇK-ja na bashkon”, thuhet në njoftimin e OVL-UÇK-së të publikuar në Facebook.

