Sot, nën drejtimin e Koordinatorit Kombëtar për Instrumentin për Reforma dhe Rritje, Jeton Zulfaj, u mbajt mbledhja e radhës e Komitetit Zbatues, me fokus në ecurinë e zbatimit të Agjendës së Reformave të Kosovës.
Gjatë mbledhjes u shqyrtua progresi në zbatimin e hapave të reformave, me vëmendje të veçantë ndaj atyre që duhet të përmbushen deri në fund të vitit 2026, si dhe reformave të planifikuara për gjysmën e parë të vitit 2027.
Diskutimet u përqendruan në gjendjen aktuale të zbatimit, aktivitetet e nevojshme për përmbushjen e obligimeve, identifikimin e sfidave dhe rreziqeve, si dhe nevojat për mbështetje shtesë në realizimin e reformave.
Koordinimi i ngushtë ndërinstitucional dhe zbatimi me kohë i reformave mbeten thelbësore për përmbushjen e zotimeve të Kosovës në kuadër të Planit të Rritjes së BE-së për Ballkanin Perëndimor dhe shfrytëzimin e mundësive që ofron ky instrument.

