By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Konflikti midis Azerbajxhanit dhe Rusisë
June 30, 2025
Ministria e Jashtme ruse njofton bllokimin e 15 mediave evropiane në përgjigje të sanksioneve
June 30, 2025
Llogaritë e të famshmes Isinbayeva u bllokuan, ajo më parë kishte hequr dorë nga ushtria ruse dhe Putini
June 30, 2025
Mesazhi i Ronaldos nga Arabia Saudite: Jam portugez, por i përkas këtij vendi
June 30, 2025
Më shumë se 50,000 njerëz u evakuuan në Turqi për shkak të zjarrit
June 30, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Nis takimi i Kurtit me zyrtarët evropianë
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Nis takimi i Kurtit me zyrtarët evropianë
Lajme

Nis takimi i Kurtit me zyrtarët evropianë

Kosova Times
Last updated: 2023/02/27 at 7:02 PM
Kosova Times Published February 27, 2023
Share
SHARE

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, u prit pasditen e së hënës në Bruksel nga shefi i politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Josep Borrell, dhe i dërguari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak.

Takimi, i cili nisi pak pas orës 15:00, po zhvillohet në kuadër të procesit për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi.

Dy diplomatët perëndimorë do të presin më pas presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ndërsa pas takimeve dypalëshe, do të zhvillojnë një takim të përbashkët me Kurtin e Vuçiqin.

Në Bruksel ndodhet edhe i dërguari i posaçëm i ShBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, i cili do të duhej t’i takonte palët veç e veç, përpara takimit të përbashkët.

Blloku evropian e konsideron takimin e sotëm mes Kurtit dhe Vuçiqit – të gjashtin me radhë – si më të rëndësishmin, sepse kësaj here, sipas burimeve në Bruksel, nuk do të ketë diskutime për menaxhimin e krizave, por për një dinamikë të re të raporteve.

Të dyja palët pritet të arrijnë pajtueshmëri për propozimin e BE-së, si një “marrëveshje bazë” për normalizimin e raporteve.

Burimet e BE-së në Bruksel kanë thënë në prag të këtij takimi se presin që Kurti dhe Vuçiq ta pranojnë propozimin, pa diskutime të mëtejme.

Pikë debati pritet të jetë vetëm një aneks për implementimin e pikave të marrëveshjes.

Burimet në Bruksel i kanë thënë Radios Evropa e Lirë se përmbajtja e propozimit është e njohur për palët nga muaji shtator i vitit 2022, dhe nuk ka më nevojë të flitet për këtë përmbajtje.

Një version të përditësuar të planit, palët besohet se e kanë marrë në dhjetor.

Po ashtu, bazuar në përvojën e së kaluarës, zyrtarët e BE-së mendojnë se, nëse do të ketë kërkesë për ndryshim të tekstit, atëherë gjithçka do të duhet të nisë nga fillimi dhe mundësitë për sukses janë të vogla.

Një zyrtar i lartë i BE-së, ka thënë të premten se e kupton që kryeministri Kurti dhe presidenti Vuçiq, nuk e kanë të lehtë të arsyetojnë në vendet e tyre pranimin e marrëveshjes, por nuk kanë pasur zgjidhje më të mirë.

Për Vuçiqin konsiderohet problem fakti që me këtë marrëveshje, sipas interpretimeve të BE-së, Serbia de facto e njeh Kosovën.

Presidenti serb besohet se përballet edhe me presionin e Rusisë që të mos e pranojë këtë propozim.

Në një draft që e ka parë Radio Evropa e Lirë, propozimi parasheh të drejta të barabarta për Kosovën dhe Serbinë, respektim të integritetit territorial, paprekshmëri të kufijve, njohje të simboleve shtetërore dhe një aranzhim të veçantë për komunitetin serb në Kosovë.

Në plan parashihet edhe që Serbia të mos e kundërshtojë anëtarësimin e Kosovës në organizatat ndërkombëtare dhe që palët të mos e pengojnë njëra-tjetrën në rrugën drejt integrimeve evropiane.

Në anën tjetër, për Kurtin sfida më e madhe peshon te krijimi i Asociacionit të komunave me shumicë serbe.

Kosova dhe Serbia kanë arritur marrëveshje për Asociacionin më 2013 dhe më pas më 2015 mbi parimet për themelimin e tij.

Po më 2015, Gjykata Kushtetuese e Kosovës ka gjetur se marrëveshja nuk është në harmoni të plotë me Kushtetutën.

Serbia kërkon që Kosova të zbatojë marrëveshjet e arritura, por Qeveria e Kosovës është deklaruar kundër një asociacioni njëetnik.

Mirëpo në BE nuk kanë asnjë dyshim që me pranimin e propozimit të BE-së, pranohet edhe obligimi për Asociacionin.

“Asociacioni i Komunave me shumicë serbe është pjesë e këtij propozimi. Pra, me pranimin e këtij propozimi nënkuptohet edhe pranimi i zbatimit të obligimit për krijimin e këtij Asociacioni”, ka thënë të premten një zyrtar i Bashkimit Evropian.

Kjo kërkesë i është përsëritur Kurtit edhe në një letër të nisur të dielën nga presidenti francez, Emmanuel Macron, kancelari gjerman, Olaf Scholz dhe kryeministrja italiane, Giorgia Meloni.

Angazhimi i këtyre tri vendeve më të mëdha të BE-së, për të siguruar rezultat konkret në dialog, ka shtuar optimizmin në Bruksel për takimin e 27 shkurtit.

Edhe këshilltari i lartë i Departamentit amerikan të Shtetit, Derek Chollet, ka thënë se pret përparim të dukshëm në këtë takim.

Përveç kësaj, propozimi i BE-së është përkrahur edhe në mënyrë kolektive nga vendet e bllokut evropian në takimin e fundit të Këshillit Evropian.

Kosova dhe Serbia i kanë nisur negociatat e ndërmjetësuara nga Bashkimi Evropian më 2011.

Përgjatë kësaj kohe janë nënshkruar diku 33 marrëveshje, por jo të gjitha janë zbatuar.

Tani për tani të dyja vendet kanë synime të ndryshme për marrëveshjen finale.

Kosova insiston në njohje reciproke, Serbia kërkon zgjidhje kompromisi.

You Might Also Like

Shoqëria civile kërkon zhbllokimin e Kuvendit

Fejza: LVV nuk po e zvarrit konstituimin e Kuvendit

MASHT publikon rezultatet e provimit të maturës, kalueshmëria 68.6%

Aktakuzë ndaj personit që ushtroi profesionin e mjekut pa diplomë

KQZ funksionalizon platformën elektronike për aplikimin online të partive

Kosova Times February 27, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Portali ukrainas ka shkruar për Milorad Dodik: Si miku i Putinit e solli Ballkanin në prag të luftës

Kosova Times Kosova Times March 13, 2025
Heshtja kritike në BE për Kosovën dhe Serbinë
Ulutas: KFOR-i i gatshëm t’i përgjigjet çfarëdo kërcënimi
Gazetari shoqërohej me opozitën por rezultoi spiun i Kremlinit
Lavrov: Rusia dhe Serbia po koordinohen për vizitën e Daçiq në Moskë
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?