Wednesday, October 7, 2026
HomeLajmeKosovëOEAK përshëndet zgjedhjen e presidentes, kërkon integrim më të shpejtë evropian

OEAK përshëndet zgjedhjen e presidentes, kërkon integrim më të shpejtë evropian

Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë ka përshëndetur kompletimin e institucioneve të Kosovës, me rastin e zgjedhjes së Justina Shiroka – Pulës Presidente të Republikës.

“Me institucionet e Kosovës tashmë plotësisht të konstituuara, fokusi duhet të drejtohet fuqishëm drejt prioriteteve ekonomike dhe strategjike të vendit. Oda Amerikane bën thirrje për një dinamikë të re në reformat e qeverisjes ekonomike, përmirësimin e mjedisit të të bërit biznes dhe investimeve, fuqizimin e sundimit të ligjit, si dhe ndërmarrjen e masave që rrisin konkurrueshmërinë dhe mundësojnë rritje të qëndrueshme ekonomike”, thuhet në komunikatën për media.

OEAK bën thirrje që të jepet shtysë e re përshpejtimit të integrimit euroatlantik të Kosovës dhe thellimit të bashkëpunimit me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe partnerët e tjerë strategjikë.
“Oda Amerikane mbetet e gatshme të bashkëpunojë me institucionet e vendit në avancimin e reformave, fuqizimin e sektorit privat dhe kontributin për prosperitetin ekonomik dhe të ardhmen euroatlantike të Kosovës”, vazhdon komunikata.  

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments

Instagram