Ambasadori i Bashkimit Evropian në Kosovë, Dirk Schuebel, e ka uruar Justina Shiroka-Pulën për zgjedhjen presidente të Republikës së Kosovës.
Ambasadori ka shprehur gatishmërinë për të bashkëpunuar me presidenten e re, institucionet e Kosovës dhe spektrin politik, me synim afrimin e mëtejshëm të vendit me Bashkimin Evropian.
Ai ka thënë se pret që zgjedhja e presidentes së re të kontribuojë në rikthimin e stabilitetit politik dhe institucional në Kosovë.
Ambasadori i BE-së ka theksuar gjithashtu se mbështetja e Bashkimit Evropian për Kosovën do të vazhdojë të jetë e palëkundur.

