Thursday, October 8, 2026
HomeEkonomi15 milionë euro për subvencionimin e energjisë për konsumatorët e cenueshëm

15 milionë euro për subvencionimin e energjisë për konsumatorët e cenueshëm

Qeveria e Kosovës ka aprovuar Programin për Mbrojtjen e Konsumatorëve të Cenueshëm të Energjisë Elektrike për vitet 2026–2027, përmes të cilit planifikohet ndarja e rreth 15 milionë eurove për subvencionimin e faturave të energjisë elektrike.

Programi, i miratuar në mbledhjen e pestë të Qeverisë, synon mbështetjen e ekonomive familjare nga sistemi i mbrojtjes sociale dhe sigurimin e qasjes së barabartë në energji elektrike si shërbim esencial.

Sipas Ministrisë për Punë, Familje dhe Vlerat e Luftës Çlirimtare, në ditët në vijim pritet të nënshkruhet vendimi që përcakton kushtet dhe kriteret për përfitim, pas së cilit pritet të hapet thirrja për aplikim.

Programi parasheh mbështetje financiare përmes subvencionimit të faturave të energjisë elektrike për konsumatorët e cenueshëm.

Ky program lidhet edhe me obligimet e Kosovës në kuadër të procesit të integrimit evropian dhe zbatimit të Planit të Rritjes për Ballkanin Perëndimor, i cili parasheh krijimin e mekanizmave për identifikimin dhe mbështetjen e konsumatorëve të cenueshëm.

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments

Instagram