By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Radev bën thirrje për referendum të paligjshëm mbi euron dhe feston Ditën e Fitores Ruse
May 12, 2025
Turqi: PKK shpall shpërbërjen dhe fundin e luftës së armatosur
May 12, 2025
Putini dëshiron të adresojë ‘shkaqet rrënjësore’ të pushtimit të tij
May 12, 2025
Trump dërgon Rubion në Turqi për bisedime joformale të NATO-s mbi Ukrainën dhe ndarjen e barrës
May 12, 2025
Kryetarja e Gjykatës Speciale në vizitë treditore në Kosovë
May 12, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Blinken nuk do të takojë homologët nga Rusia dhe Kina në samitin e G20-s
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Rajon / Botë > Blinken nuk do të takojë homologët nga Rusia dhe Kina në samitin e G20-s
Rajon / Botë

Blinken nuk do të takojë homologët nga Rusia dhe Kina në samitin e G20-s

Kosova Times
Last updated: 2023/03/01 at 4:06 PM
Kosova Times Published March 1, 2023
Share
SHARE

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, tha se nuk do të takohet me ministrat e Jashtëm të Rusisë dhe Kinës gjatë samitit të kësaj jave të Grupit 20 që mbahet në Nju Dehli.

Ai akuzoi Moskën se nuk është serioze lidhur me dhënien fund të luftës në Ukrainë.

“Nuk kam plane të takohem me asnjërin prej tyre në G20”, tha Blinken për gazetarët në Tashkent përpara se të nisej drejt Nju Delhit, duke shtuar se pret që të marrë pjesë në sesione grupore me ta.

Blinken ka refuzuar të takohet me homologun e tij rus, Sergei Lavrov, që nga nisja e pushtimit rus të Ukrainës një vit më parë, duke hedhur poshtë deklaratat e Rusisë se është e gatshme për të diskutuar për luftën që nisi presidenti rus, Vladimir Putin.

“Nëse Rusia – presidenti Putin – vërtetë janë të përgatitur të angazhohen në diplomaci të mirëfilltë, të nevojshme për t’i dhënë fund agresionit, sigurisht që ne do të ishim të parët që do të punonim për këtë angazhim, por nuk ka asnjë provë për këtë”, tha Blinken.

“Pyetja kryesore është nëse Rusia do të arrijë në atë pikë sa vërtetë të jetë e përgatitur për t’i dhënë fund agresionit të saj dhe ta bëjë një gjë të tillë në përputhje me Kartën e Kombeve të Bashkuara”.

Lavrov dhe Blinken për herë të fundit janë takuar në janar të vitit 2022 në Gjenevë, kur kryediplomati amerikan paralajmëroi kundër pushtimit. Blinken më pas anuloi një takim të ri me Lavrovin kur u bë e qartë se Rusia kishte vendosur ta sulmonte Ukrainën, gjë që ndodhi më 24 shkurt 2022.

Pavarësisht se nuk kanë zhvilluar takim sy më sy, Blinken ka biseduar në telefon me Lavrovin lidhur me një propozim për këmbimin e të burgosurve.

Të dy kryediplomatët morën pjesë në samitin e fundit të G20-s në Bali, që u mbajt korrikun e kaluar dhe Lavrov u largua nga samiti për shkak të kritikave për luftën që bënë zyrtarët perëndimorë.

Ndërkaq, më 18 shkurt Blinken zhvilloi një takim të tensionuar me kryediplomatin kinez, Wang Yi, në margjinat e Konferencës së Sigurisë në Mynih.

Ky takim u zhvillua disa ditë pasi Blinken anuloi vizitën në Pekin, pasi u zbulua një balonë kineze mbi qiellin amerikan, që Uashingtoni tha se përdorej për spiunazh.

Kina së fundmi ka paraqitur një propozim për paqe për Ukrainën. Blinken ka thënë se ky propozim ka “elemente pozitive”, por Kina duhet të vë theksin në rivendosjen e sovranitetit të Ukrainës nëse “është vërtetë serioze” për diplomacinë.

You Might Also Like

Radev bën thirrje për referendum të paligjshëm mbi euron dhe feston Ditën e Fitores Ruse

Turqi: PKK shpall shpërbërjen dhe fundin e luftës së armatosur

Trump dërgon Rubion në Turqi për bisedime joformale të NATO-s mbi Ukrainën dhe ndarjen e barrës

Kryetarja e Gjykatës Speciale në vizitë treditore në Kosovë

Anija sovjetike Kosmos 482 bie në Tokë pas 53 vitesh në orbitë

Kosova Times March 1, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Trupat e pajetë të nënës dhe vajzës së mitur u gjetën nga gjyshja, arrestohet kryefamiljari

Kosova Times Kosova Times October 9, 2024
Putini mbërrin në Vietnam
Sa vota kanë kandidatët tash për tash?
Reagon OHTK: Qytetarëve kosovarë t`u mundësohet lëvizja e lirë sa më shpejt
Më në fund City u kthehet fitoreve, mund Leicesterin
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?