Sunday, October 11, 2026
HomeKulturëAli Aliu nderohet me Çmimin Ndërkombëtar “Azem Shkreli”

Ali Aliu nderohet me Çmimin Ndërkombëtar “Azem Shkreli”

Me ndarjen e Çmimit Ndërkombëtar “Azem Shkreli” është përmbyllur në Pejë Festivali i Letërsisë, i cili për pesë ditë mblodhi mbi 150 krijues vendorë dhe ndërkombëtarë. Çmimi i sivjetmë iu dha akademikut dhe kritikut letrar Ali Aliu, për kontributin e tij shumëvjeçar në letërsinë shqipe. Festivali u karakterizua nga promovime librash, aktivitete kulturore dhe bashkëpunime ndërkombëtare.

Me ndarjen e Çmimit Ndërkombëtar “Azem Shkreli”, është përmbyllur në Pejë festivali pesëditor i letërsisë, i cili mblodhi mbi 150 krijues vendorë dhe ndërkombëtarë.

Çmimi i sivjetmë iu dha akademikut dhe kritikut letrar Ali Aliu, për kontributin e tij shumëvjeçar në studimin, kritikën dhe promovimin e letërsisë shqipe.

“Kjo ngjarje në moshën që kam unë, ka kuptime jetësore do të thosha, për punën time në krijimtari, por edhe për jetën time të gjatë, për punën time me studentë, me krijues”, tha ai.

Sipas organizatorëve, përveç autorëve nga Kosova dhe rajoni, në festival morën pjesë edhe mysafirë nga disa vende evropiane.

“Është një javë fantastike, e jashtëzakonshme, në Pejë, kryeqyteti i javës ishte festivali i letërsisë. Festivali mblodhi më tepër se 150 krijues nga e gjithë rajoni, por edhe mysafirë nga Kroacia, Sllovenia, Italia, Malta, Lordoki, po e kuptohet nga Ballkani përtej perëndimorë”, tregoi Xhenet Syka-Kelmendi, drejtoreshë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit në Pejë.

“Jam e lumtur që jam këtu për të kremtuar letërsinë dhe poezinë dhe për të ndarë përvojat tona. Kjo është hera ime e dytë në Pejë. Kemi bashkëpunuar me Bibliotekën për Fëmijë në Prishtinë, me të cilën kemi nënshkruar një memorandum mirëkuptimi. Kemi përkthyer një libër nga shqipja në gjuhën malteze dhe një libër maltez në shqip. Sigurisht, ky bashkëpunim do të vazhdojë. Ju keni talente të jashtëzakonshme dhe mezi pres të punojmë sërish së bashku”, thotë Cheryl Falzon, drejtoreshë e Përgjithshme e Bibliotekave të Maltës.

Në kuadër të festivalit u zhvilluan edhe aktivitete për promovimin e trashëgimisë kulturore dhe sensibilizimin për kancerin e gjirit, në kuadër të Tetorit Rozë.

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments

Instagram