Thursday, November 26, 2026
HomeLajmeKosovëKurti: Projekti i energjisë nga era pritet të sjellë 150 milionë euro...

Kurti: Projekti i energjisë nga era pritet të sjellë 150 milionë euro investime

Kryeministri Albin Kurti  është deklaruar pas shpalljes së kompanisë franceze AKUO Energy SAS fituese të ankandit për energji nga era, duke thënë se projekti me kapacitet prej 98 megavatësh do të sjellë rreth 150 milionë euro investime në Kosovë.

Në një postim në Facebook, Kurti ka theksuar se ky projekt i ri vjen pas përfundimit të parkut të erës prej 70 MW në Zatriq dhe fillimit të ndërtimit të parkut solar prej 105 MW në Kramovik/Guri i Kuq.

Sipas tij, rritja e kapaciteteve vendore të prodhimit të energjisë do të ndikojë në uljen e varësisë së Kosovës nga importi.

“Më shumë prodhim vendor me çmim të favorshëm për qytetarët do të thotë më pak varësi nga importi”, ka shkruar Kurti.

Ai ka uruar kompaninë franceze AKUO Energy SAS për fitoren në ankand, ndërsa ka falënderuar ekipin e Ministrisë së Ekonomisë dhe Korporatën Financiare Ndërkombëtare (IFC), e cila ka shërbyer si këshilltare e transaksionit.

Kurti e ka cilësuar procesin si konkurrues dhe transparent, duke vlerësuar angazhimin për ndërtimin e kapaciteteve të reja të energjisë së ripërtëritshme.

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments

Instagram