By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Horoskopi ditor për 18 dhjetor
December 18, 2025
Mosmarrëveshja midis 4 anetareve te nje familje mbi perandorinë 8 miliardëshe të themeluar nga gjyshi i tyre grek
December 18, 2025
Gyulbasi me mish të përzier, kungull dhe gështenja
December 17, 2025
Kufiri Evzoni ne Greqi i bllokuar nga protestuesit
December 17, 2025
Rriten rastet e dhunës në familje dhe arrestimet për drogë në Kosovë
December 17, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: KMDLNj: Fjalori i urrejtjes, është paralajmërim për një dhunë fizike
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > KMDLNj: Fjalori i urrejtjes, është paralajmërim për një dhunë fizike
Lajme

KMDLNj: Fjalori i urrejtjes, është paralajmërim për një dhunë fizike

Kosova Times
Last updated: 2023/03/04 at 5:45 PM
Kosova Times Published March 4, 2023
Share
SHARE

Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave e të Lirive të Njeriut ka reaguar ndaj gjuhës se komenteve në drejtim të deputetët Ganimete Musliu, duke thënë se KMDLNj ka besuar se ndaj këtyre fyerjeve, pavarësisht ndaj kujt, Policia e Kosovës është dashur dhe duhet të reagojë sipas detyrës zyrtare aq më parë që fyerjet janë publike, lehtësisht të identifikueshme.

Sipas KMDLNj-së, Policia e Kosovës përkatësisht njësia për krime kibernetike ka kapacitet profesional ta bëjë këtë në mënyrën më të mirë të mundshme.

Reagim i KMDLNj – së:

E PAPRANUESHME, DEGRADUESE DHE E DËNUESHME GJUHA FYESE DHE E URREJTJES NDAJ DEPUTETES GANIMETE MUSLIUPas një diskutimi të deputetes Ganimete Musliu në seancën e fundit të Kuvendit të Kosovës, filloi një fushatë kundër deputetes Musliu duke e fyer me fjalët më të rënda si njeri, femër dhe deputete në njërën anë dhe ndaj votuesve të deputetes Musliu, në anën tjetër. Ky fjalorë ndaj deputetes Musliu nuk është se po përdoret për herë të parë dhe, në mungesë të sanksionimit të fyerjeve që kanë edhe përmbajtje dhe porosi raciste, fyerjet vetëm sa po shtohen. Liria e fjalës dhe e shprehjes, si të drejta elementare të njeriut nuk nënkuptojnë liri të pakufishme apo mundësi që ato të keqpërdoren për t’i fyer të tjerët në kundërshtim jo vetëm me këto të drejta por edhe me standardet morale minimale. KMDLNj befasohet dhe shqetësohet për mosreagim ndaj këtyre fyerjeve që po përsëriten, si nga institucionet ashtu edhe nga opinioni. KMDLNj ka besuar se ndaj këtyre fyerjeve, pavarësisht ndaj kujt, moshës dhe gjinisë, besimit fetar, bindjeve politike apo statusit shoqëror, Policia e Kosovës është dashur dhe duhet të reagojë sipas detyres zyrtare aq më parë që fyerjet janë publike, lehtësisht të identifikueshme sikur që Policia e Kosovës përkatësisht njësia për krime kibernetike ka kapacitet profesional ta bëjë këtë në mënyrën më të mirë të mundshme. Fjalori i urrejtjes apo dhuna verbale është paralajmërim i sigurt edhe për një dhunë fizike. KMDLNj e dënon këtë fjalor fyes, denigrues, përjashtues dhe racist, në rastin konkret ndaj deputetes Ganimete Musliu dhe votuesve të saj dhe kërkon një distancim të qartë dhe të vendosur ndaj dhunuesve të të drejtave tê njeriut që po keqpërdorin rrjetet sociale për linçim publik të zonjës Musliu dhe votuesve të saj përmes fyerjeve që janë krejtësisht e kundërta e asaj që parashohin liria e fjalës dhe e shprehjes, si të drejta të njeriut dhe vlera demokratike. KMDLNj fuqishëm mbronë lirinë e fjalës dhe të shprehjes kur janë në përputhje me këto vlera duke u solidarizuar me deputeten Musliu, në mbrojtje të drejtave të saj të cilat në këtë rast janë shkelur rëndë nga dhunuesit e të drejtave të njeriut. Në emër të këtyre të drejtave, KMDLNj i kërkon falje deputetes Musliu, votuesve të saj dhe të gjithë atyre që përballen me situata të ngjashme. /Kosovatimes/

You Might Also Like

Rriten rastet e dhunës në familje dhe arrestimet për drogë në Kosovë

Kosova blen artileri moderne amerikane, forcohen kapacitetet ushtarake

62 aksidente trafiku në 24 orët e fundit në Kosovë

Moti në Shqipëri me reshje shiu në pjesën më të madhe të vendit

Moti sot i vranët dhe me interval me diell

Kosova Times March 4, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Një muaj paraburgim ndaj tre të dyshuarve për rrahjen në “Emshir”

Kosova Times Kosova Times September 7, 2024
Turistët morën drogë në një tavolinë në Beograd dhe shkatërruan hotelin
Mjeti kinez i inteligjencës artificiale DeepSeek mundi konkurrencën amerikane në tregun e aksioneve
Lidhja e Prizrenit (M) dhe Drita (F) kryesojnë me pikë maksimale
Kryeparlamentari i Andorrës rikonfirmon mbështetjen për Kosovën
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?