Tuesday, October 13, 2026
HomeLajmeKosovëPDK-ja i përgjigjet Marta Kosit për Specialen: Kuvendi ka të drejtë dhe...

PDK-ja i përgjigjet Marta Kosit për Specialen: Kuvendi ka të drejtë dhe përgjegjësi ta ushtrojë mandatin e tij kushtetues e ligjor

Komisionerja e Bashkimit Evropian për Zgjerim, Marta Kos, i cilësoi “të papranueshme” ndryshimet në Ligjin për Dhomat e Specializuara, të cilat Kuvendi i Kosovës i miratoi javën e kaluar. Reagimi i saj nxiti kundërofensivë të menjëhershme nga Partia Demokratike e Kosovës, nismëtarja e ndryshimeve të Ligjit për Gjykatën me sel në Hagë.

Kos foli në Luksemburg, para takimit të ministrave të Jashtëm të BE-së. Sipas saj, ndryshimi i rregullave ndërkohë që procesi gjyqësor është ende në zhvillim cenon standardet e sundimit të ligjit.

“Dua të jem e qartë se ndryshimet në Ligjin për Dhomat e Specializuara në Kosovë bien ndesh me detyrimet themelore të Kosovës ndaj BE-së. Kjo është e papranueshme,” tha ajo. Kos paralajmëroi gjithashtu se vendet që bëjnë hapa prapa nuk do të bëhen anëtare të BE-së.

Qëndrimi i saj nuk është i ri. Menjëherë pas aktgjykimit të 16 shtatorit, Kos kishte kërkuar që vendimet e Speciales të respektohen, duke kujtuar se të dënuarit kanë të drejtë të apelojnë.

Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku, reagoi gjatë në Facebook duke thënë se Kos “duhet të shqetësohet për drejtësinë e procesit” në Hagë, jo për ligjet që miratojnë deputetët. Sipas saj, Gjykata u krijua për të hequr njollën e pretendimeve për trafikim organesh nga raporti i Dick Martyt, “e jo për t’ia sjellë Kosovës një njollë të re, atë të ndërmarrjes së përbashkët kriminale”. Çitaku tha se Kosova nuk po shkel asnjë detyrim ndaj BE-së dhe se Gjykata Speciale nuk do të mbyllet.

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments

Instagram