By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Largohet nga jeta në menyrë të parakohshme gazetari Marin Nikolla
December 18, 2025
Margetiq: Dëshmitari kryesor në rastin e pjesëmarrjes së Vuçiçit në luftën në Sarajevë sapo ka vdekur
December 18, 2025
Lukashenko: “Raketat ruse Oreshnik janë vendosur në Bjellorusi”
December 18, 2025
Supë me kungull, receta për mbrëmjet e dimrit
December 18, 2025
Rusia – Britania: Krerët e MI6 dhe SVR zhvilluan një bisedë telefonike
December 18, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Europol, FBI dhe Ukraina shkatërrojnë një bandë të krimit kibernetik
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Rajon / Botë > Europol, FBI dhe Ukraina shkatërrojnë një bandë të krimit kibernetik
Rajon / Botë

Europol, FBI dhe Ukraina shkatërrojnë një bandë të krimit kibernetik

Kosova Times
Last updated: 2023/03/06 at 6:06 PM
Kosova Times Published March 6, 2023
Share
SHARE

Policia gjermane tha se ka shkatërruar në bandë ndërkombëtare të krimit kibernetik, që kishte kërcënuar kompanitë e mëdha dhe institucionet për vite me radhë, duke u marrë miliona euro.

Duke punuar me forcat e tjera partnere ligjzbatuese, përfshirë edhe Europol-in, Byronë Federale amerikane të Hetimit (FBI) dhe autoritetet në Ukrainë, policia në Dyzeldorf tha se arriti të identifikonte 11 persona të lidhur me këtë grup që ka operuar në disa vende që nga viti 2010. Në vitet e fundit, grupi është njohur me emra si Indrik Spider, Double Spider dhe Grief.

Në mesin e viktimave më të njohur të sulmeve të këtij grupi ishin Shërbimi Kombëtar i Shëndetësisë së Britanisë dhe Spitali Universitar i Dyzeldorfit, kompjuterët e të cilëve më 2020 u infektuan me një virus të quajtur DoppelPaymer. Një grua, që kishte nevojë për trajtim urgjent, vdiq pasi autoritetet u detyruan që ta dërgonin për trajtim në një qytet tjetër.

Dirk Kunze, drejtues i departamentit të krimeve kibernetike në policinë gjermane, tha se në mbarë botën janë identifikuar të paktën 601 viktima të këtij grupi, përfshirë 37 në Gjermani. Europol-i tha se viktimat në Shtetet e Bashkuara i kanë paguar kësaj bande të paktën 40 milionë euro, në këmbim të marrjes të të dhënave të rëndësishme që banda kishte bllokuar përmes viruseve.

Kunze tha se banda ka udhëhequr një operacion rekrutimi profesional, duke pranuar anëtarë të rinj me premtimin se do t’iu paguajë pushimet dhe duke kërkuar nga ta që të tregojnë për krimet kibernetike që kanë kryer në të kaluarën.

Ai tha se policia ka kryer bastisje në Gjermani dhe Ukrainë më 28 shkurt, duke konfiskuar prova dhe duke arrestuar disa të dyshuar.

Edhe tre të dyshuar të tjerë janë në arrati, pasi nuk mund të arrestohen sipas ligjeve evropiane, tha Kunze.

Policia gjermane tha se bëhet fjalë për shtetasit rusë, Igor Turashev, 41 vjeç, Irinia Zemlyanikina, 36 vjeçe, dhe Igor Garshin, 31 vjeç, i cili ka lindur në Rusi, por shtetësia e tij ende nuk është bërë e ditur.

You Might Also Like

Margetiq: Dëshmitari kryesor në rastin e pjesëmarrjes së Vuçiçit në luftën në Sarajevë sapo ka vdekur

Lukashenko: “Raketat ruse Oreshnik janë vendosur në Bjellorusi”

Rusia – Britania: Krerët e MI6 dhe SVR zhvilluan një bisedë telefonike

BE-ja ka vendosur sanksione kundër 41 anijeve të tjera të “flotës në hije” të Rusisë

Shtypi gjerman mbi problemet në rrugën Vuçiç-Bruksel

Kosova Times March 6, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

VIDEO Ukrainasit po gjuajnë automjetet që Kim i dërgoi Putinit

Kosova Times Kosova Times December 6, 2024
Kosova dhe SHBA me marrëveshje kornizë në fushën e mbrojtjes
Një mijë palestinezë janë vrarë në veri të Gazës në tre javë, sipas autoriteteve palestineze
AAK me kritika për pagat e sektorit publik dhe pagën minimale
Pesëdhjetë raste të reja me kollën e keqe në Maqedoninë e Veriut
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?