Thursday, October 15, 2026
HomeLajmeKosovëHoti: Më shumë mundësi për aftësim dhe punësim të personave të verbër

Hoti: Më shumë mundësi për aftësim dhe punësim të personave të verbër

Ministri për Punë, Familje dhe Vlerat e Luftës Çlirimtare, Andin Hoti, ka theksuar përkushtimin e Qeverisë së Kosovës për mbështetjen dhe avancimin e të drejtave të personave të verbër dhe atyre me vështirësi në të pamur.

Hoti i bëri këto deklarata gjatë pjesëmarrjes në konferencën për shënimin e Javës Ndërkombëtare të Njeriut me Shkop të Bardhë, të organizuar nga Zyra për Qeverisje të Mirë pranë Zyrës së Kryeministrit, në bashkëpunim me Shoqatën e të Verbërve të Kosovës.

Sipas njoftimit të Ministrisë, Hoti vuri në pah mbështetjen e vazhdueshme financiare dhe shërbimet sociale që ofrohen për personat e verbër, përfshirë kompensimin për shoqëruesit personalë, sipas kategorive të përcaktuara me ligj.

Ai theksoi gjithashtu mbështetjen që Ministria u ofron organizatave dhe shoqatave të shoqërisë civile për ofrimin e shërbimeve sociale, përfshirë iniciativat për fuqizimin e grave të verbëra.

Gjatë konferencës, vëmendje e veçantë iu kushtua rëndësisë së përfshirjes së personave të verbër në tregun e punës, si një nga faktorët kyç për fuqizimin e tyre ekonomik dhe social.

Në këtë drejtim, ministri Hoti theksoi angazhimin e Ministrisë përmes Agjencisë së Punësimit të Republikës së Kosovës dhe Qendrave të Aftësimit Profesional, për të krijuar më shumë mundësi për aftësim, punësim dhe pavarësi ekonomike.

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments

Instagram