Policia Rajonale e Ferizajt, në kuadër të veprimeve hetimore për zbardhjen e një rasti penal, kërkon bashkëpunimin e qytetarëve për identifikimin e një personi të dyshuar.
Rasti ka të bëjë me veprën penale ‘shpërdorim i pasurisë së huaj’, e cila dyshohet se ka ndodhur me datën 11.09.2026, në rrugën “Qamil Ilazi”, në Ferizaj.
Me autorizim të prokurorit të Shtetit, publikojmë fotografinë dhe videon e personit të dyshuar, i cili dyshohet të jetë i përfshirë në këtë rast, ku me qëllim përvetësimit të pasurisë së huaj, në mënyrë të kundërligjshme, ia ka marrë pasurinë e luajtshme personit tjetër, këtij të fundit i kishte rënë kuleta.
Lusim të gjithë qytetarët që nëse kanë ndonjë informacion që mund të ndihmojë në identifikimin apo lokalizimin e këtij personi, ta njoftojnë Policinë e Kosovës përmes:
Numrit emergjent 192
Stacionit më të afërt policor
Apo aplikacionin digjital ”Lajmëro policinë”
Të gjitha informacionet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë.
Bashkëpunimi juaj është shumë i rëndësishëm për zbardhjen e rastit dhe garantimin e sigurisë publike.

